Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho shprehu bindjen se ish-kryeministri Sali Berisha është njeriu më i korruptuar dhe më kriminel që ka pasur Shqipëria në këto 30 vite, ndërsa theksoi se është gati të hap “çantën e zezë” për ta fundosur ish-liderin demokrat. Sipas tij, ka ardhur koha që Sali Berisha duhet të arrestohet.
-Zoti Braho, politika shqiptarët zien dhe ndërkohë gjithë vëmendjen duket se e ka marrë ambicia e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të PD. Por pavarësisht kësaj “dëshirë”, të shumtë janë zërat se vendimi i DASH për ta shpallur “non grata”, duket se do t’i hapë telashe me drejtën ish-kryeministrit. Kështu që më lejoni t’ju pyes drejtpërdrejt, a rrezikon Sali Berisha të hetohet dhe pse jo arrestohet?
Unë mendoj se Sali Berisha duhet që të arrestohet. Nuk ka ndonjë ndryshim të madhe a do të arrestohet dhe a duhet që të arrestohet. Ai ka qenë faktori kryesor që i ka zvarritur dhe i ka devijuar, ka qenë nxitës i dhunës i krimit dhe korrupsionit. Ai është njeriu më i zi që ka pasur Shqipëria në këto 30 vite.
Ai pasi deklaroi në vitin 2013 që do të heq dorë nga politika dhe aktiviteti në krye të strukturave shtetërore të partisë dhe papritur kur u shpall person “non grata” i lindi dëshira e madhe që të merret prapa me politik. Ai këtë e bënë nga frika, ka një paburrëri në fjalët dhe në qëndrimet e tij. Për çfarë i duhet një njeriu politika në moshën 80 vjeçare, ai e bënë sepse ka frikë.
Shpallja e tij “non grata” ka një akt akuzë të zgjeruar dhe tregon më së miri që e bënë nga frika. Bëri një tentativë që iu drejtua një gjykatësi në Francë dhe e pa që andej nuk i eci dhe tani kërkon që me çdo kusht të mbërthejë postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Ai ende nuk është kryetar i Partisë Demokratike, ka siguruar një vendim që është marrë në kushte shumë të çuditshme sepse gjyqtari Shukri është i kompromentuar në këtë proces është parë, duke u takuar me personazhe të grupit të rithemelimit.
Edhe vendimi në përmbajtje është shumë diskreditues, është një vendim që njeh gjykata zyrtarisht Partinë Demokratike. Berisha është një krimin dhe i korruptuar. Unë jam gati të hapë “çantën e zezë”.
Nuk mund të legalizoj ai emrin Parti Demokratike kur PD ekziston një tjetër, pra duhet që të bjerë ajo dhe që të ngrihet partia e Saliut.
Por, duhet që të shohim rigjykimin, sepse unë nuk flas se dua unë i bindem ligjit. Mendoj se kjo hyn tek çështjet të cilat duhet që të gjykohet sa kohë që ajo prek një palë tjetër kanë krijuar një konflikt.
Partia Demokratike që drejtoi Basha është parti e njohur ligjërisht, kurse kjo tjetra është një grupim i paligjshëm, i është njohur statuti dhe ndryshimet, por emri jo.
-Në rast se Berisha zgjidhet në krye të PD, a mund të sjell kjo problem për PD?
Kthimi i Berishës në krye të Partisë Demokratike mendoj se nuk ndihmon aspak një forcë politike që ka një emër, ka pasur një histori, ka pasur edhe një aktivitet. Ai është një person “non grata”, dhe “non grata” është një person i cili është i padëshirueshëm, është një person me ngarkesa të mëdha penalizuese, nga ana tjetër ky thotë që unë fakte, por unë them se do të vij koha që do t’ja tregojnë edhe faktet Berishës.
-Nëse i referohemi rezultateve të 6 marsit, ish-kryeministri Sali Berisha doli fitues në njërën prej 6 bashkive dhe duket se qytetarëve nuk i ka interesuar fakti që ai është “non grata”. Si e komentoni këtë?
Krahasuar me partinë e Lul Bashës ai ka marr një numër të ulët votash. Me aq vota sa ka marr Sali Berisha nuk mund dot as Dibrën, socialistët e Dibrës me aq vota nuk i mund dot ai. Pastaj ne duhet që të kemi parasysh edhe faktin që edhe ai ka atë pjesën e njerëzve që e mbështesin, mund të them që janë njerëz të pazhvilluar nga pikëpamja sociale, mentaliteti. Në Shqipëri mund të shkosh pas kujto, por vetëm pas Sali Berishës nuk mund të shkosh. Unë nuk jam i atij mendimi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet që të vazhdojë politikën. Ai duhet që të iki, duhet që të iki sepse motivi i rikthimit është jo i justifikueshëm. A binden këta shqiptarët se ai nuk ka asnjë hall tjetër, përveç hallin e karriges së tij? Edhe Duçes i shkonin pas njerëzit edhe Hitlerit i shkonin pas, por pastaj i morën i çuan atje ku kishin vendin.
-Ju përdorët termin “non grata”, pra i padëshirueshëm, pra i padëshirueshëm për cilin?
I padëshirueshëm me ato kualitete morale, politike që mund të jetë pjesëtar aktiv i zhvillimit të demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të themi se është i padëshiruar për amerikanët dhe jo për shqiptarët, sepse nuk mund të quajmë se e duan shqiptarët kur janë vetëm 50 mijë vetë që i shkojnë nga pas atij.
Ça mund të presësh nga ai elektorat. Sali Berisha edhe në pikëpamje elektorale është i djegur. Basha pastaj është i përcëlluar fare jo i djegur, me këtë rast doja t’i jepja edhe një këshillë meqenëse është edhe shtetas holandez me pasaportë edhe me biznese dhe bënë mirë që të iki që nga ky vend që të mos bjerë pre e Sali Berishës.
Berisha kundërshtarët e tij i përdhunon, i djeg në furrën e drurëve, kjo është filozofia e Sali Berishës për ata të cilët nuk i binden atij.
-A ka figura të tjera, veç Sali Berishës të cilët duhet që të përballen me drejtësinë?
Politika shqiptare sot që flasim është në ditën e hallit dhe në ditë shumë të keqe, sepse ka politikan të cilët duhet që të japin llogari përpara organeve të drejtësisë në vend.
-Thuhet se politikan nuk të bënë fakti se shkon në Amerikë, por të bënë fakti i mbështetjes nga ana e qytetarëve. Si e komentoni?
Jo mendoj se është e gabuar, sepse ti në Amerikë nuk shkon për të bërë turizëm, apo për të takuar një personazh të kulturës, apo të sportit amerikan, ti shkon që të takohesh me personazhe të politikës amerikane. Kështu që, nuk mund të shkosh ti që të takosh personazhe të politikës amerikane kur nga ana tjetër ata ty të kanë mbyllur derën. Mbase edhe Berisha mund të ulet ndonjë ditë në tryezë me amerikanët, por në ndonjë tryezë të ndonjë dhomë 4 me 4 sepse në salla nuk ulet më.
-Mendoni se dorëheqja e ish-kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte e vonuar?
Mendoj se Lulzim Basha mori përsipër diçka të madhe, largoi nga partia Berishën dhe mirë bëri që e përzuri, sepse mendoj se ishte një gjest për t’i shërbyer një porosie që ai mori nga amerikanët. Ata e njihnin më mirë se ne se kush ishte Lulzim Basha në kohën që e donin e përdorën dhe në kohën që ai nuk e mbante dot atë vend e përzunë.
-Si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?
Ne duhet që të pranojmë dhe të bindemi po ashtu se në vend nuk ka një opozitë. Ky është një handikap i madh, që janë duke shirë këta tjerët. Dëgjova Tabakun që fliste për arrestimet nga SPAK dhe i thoshte sikur ishte bilanci i luftës së saj, por jo. SPAK ka kohë që është duke punuar dhe mendoj se do edhe kohën e vet si çdo proces hetimor.
Proceset hetimore janë delikate sepse nuk duhet që të dështojë në akuzat që formulon, por fillimi është i mbarë dhe lë të presim se si do të vijohet dhe të mos ndërhyjmë tek drejtësia.
Njoh një pjesë të mirë të atyre që qëndrojnë sot në SPAK duke përfshirë edhe kryetarin aktual edhe prokuror të tjerë atje. Natyrisht është një punë shumë e vështirë, por të shpresojmë ashti si ne edhe shqiptarët duhet që të shpresojnë. Gjërat në drejtësi duan kohën e tyre dhe duan shumë profesionalizëm, por ka defekte patjetër ka edhe ngadalësi.
-Besoni se Kuvendi i 30 prillit do të jetë bashkues për Partinë Demokratike?
Nuk e besoj, mund të ketë pjesë të veçanta nga të dyja palët apo pjesa e vogël do të vij duke rrudhur. Gjerat mes tyre kanë shkuar shumë keq, në fakt mirë është që të bashkohen, por problemi kryesor është se si do të justifikohet ky bashkim. Sepse problemi është ligjor, ose njëra do të bëhet parti demokratike dhe tjera ta lërë titullin ose të dyja të bien dakord që partia e Berishës të futet në partinë e Alibeajt.
-A i besoni Berishës kur thotë se do të zgjeroj partinë dhe do të ftoj pranë saj edhe figura të larguara?
Unë nuk mendoj se Berisha do të ndryshoj lëkurën, si ajo shprehja: Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron.
-A e shihni rikthimin e presidentit Ilir Meta në politik bashkë me Berishën në opozitë?
Është turp i madh politik. Nuk ka shumë gjasa që të qullos gjë partia e Ilir Metës, nuk ka motive më që të ekzistojë LSI. Një parti do një filozofi, cila është filozofia e kësaj partie e djathtë apo e majtë. Po hapi një parti tjetër po, po nëse ai bënë partinë e gjelbër unë do ti siguroja 200 anëtarë partie nga Skrapari.
-Pas mbarimit të mandatit të presidentit Ilir Meta, do të kemi një tjetër president në krye të shtetit , ju jeni për një figurë jo politike apo një figurë e gjetur me konsensus?
Sa kohë që Edi Rama ka kërkuar mendim edhe nga opinioni i gjerë për kandidaturat, unë mendoj që të mos i zgjedh ai sidomos kur janë femra. Për mua nuk duhet që të zgjidhet një grua, sepse që një grua të jetë presidente duhet që të ketë shumë kualitete të mira dhe nuk mendoj se nuk ka të tilla në politikën shqiptare.
Shembulli i një presidenti ideal ka qenë Meidani dhe Moisiu, dy figura shumë të mira dhe personalitete në fushat e tyre. Deri tani këta kanë qenë me ato cilësi që duhet që të ketë një president.
-Të ndalemi edhe tek arrestimet e fundit të SPAK, mendoni se do të ketë edhe arrestime të tjera?
Po patjetër mendoj se do të ketë edhe në nivele të larta drejtuese dhe nga të dyja palët. Një palë ka pasur mundësi që të korruptohet dhe të shkel ligjet, ndërsa pala tjetër ka luajtur me, t’ju japim këtë na jepni këtë. Edhe të djathtët në saj të marrëveshjeve që kanë bërë kanë mundur edhe ata që ta ngjyejnë gishtin.
Arrestimet janë gjithmonë jo të mirëpritura kushdo qoftë, ne që jemi marr me drejtësinë e dimë ca do të thotë arrestim dhe burgosje. Nuk mendoj se SPAK do t’i ndaj që të arrestojmë këtë se është i PS ose këtë tjetrin se është i Partia Demokratike.