Koronavirusi i merr jetën një prej trajnerëve më të famshëm serb dhe jo vetëm. I prekur nga Covid-19, Radomir Antic humbi betejën në moshën 71-vjeçare. Ai nisi karrierën si futbollist te Partizani Beogradit, ndërsa u bë i njohur në Europë si trajner, duke drejtuar pankinën e Atletico Madrid (fitoi La Liga dhe Kupën e Mbretit), Barcelonën dhe Real Madrid.
Gjatë karrierës si teknik, Antic drejtoi edhe kombëtaren e Serbisë në vitin 2008 dhe 2010.