Ndërkohë që masat janë shtuar për mbrojtjen nga përhapja e mëtejshme e koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video-mesazh të këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebreas.
Kryeministri thekson edhe një herë që nuk duhet të kemi frikë nga koronavirusi, ndërsa ai që duhet të shtojmë është kujdesi.
Postimi i plotë:
Mesazhi i Ardit Gjebreas
FRIKË JO, KUJDES PO!
DHE JU LUTEM:
Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!
Faleminderit për këtë kontribut
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2919199134802921/?t=2