Është rikthyer përsëri në vëmendje historia rozë, që presupozohej se kishte ndodhur mes ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreka, dhe zëvendësministres së Brendshme, Romina Kuko, ku thuhej se ka edhe një video erotike.
Presidenti paska zgjedhur Shën Valentinin të reflektojë ndaj lajmeve të rreme, që përhapi zyra e tij në muajin nëntor, rreth një videoje erotike të një ambasadori të Bashkimit Europian në Tiranë, me një zyrtare të lartë të shtetit shqiptar.
Reflektimi i Presidentit vjen pasi ambasadori Soreca foli për herë të parë publikisht për këtë shëmti të prodhuar nga zyra e Presidentit. Janë së paku disa gazeta të kontrolluara nga Presidenti dhe dhjetra zyrtarë të lartë të LSI, që kanë ende në profilet e faqeve të tyre në Facebook, postimet shantazhuese, lajmet nga burime të sigurta brenda Presidencës për ekzistencën e videos dhe pastaj shpërndarjen e tyre.
Sekretare e Ilir Metës ka shpërndarë në dhjetëra adresa whatsapp-i dhe messenger-i shantazhin duke “e filluar me fotot”, duke lënë të kuptohej se pastaj do nxirrej video-ja.
Nëse kjo do të kishte ndodhur në ndonjë institucion tjetër të shtetit shqiptar, do të ishte problem serioz.
Nuk e dimë për çfarë arsyeje, por që të dy kanë vendosur të risjellin këtë ngjarje në vëmendje, ndërkohë që askush nuk po merrej më me të.
dërkohë, Presidenti Meta u çudit me këtë sajesë dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetonin. Në fakt, para se ky lajm të qarkullonte, “Panorama Plus” publikoi disa foto të zotit Soreka me një bionde, gjatë pushime në Jug të Shqipërisë vjet.
Zonja Kuko u pyet te një program në “Vizion Plus” pak ditë më parë, ndërkohë që zoti Soreka u përgjig tek Eni Vasili këtë të enjte. Që të dy e quajtën lajmin të turpshëm.
Ja e vërteta e bjondes së Blushit të Metës: