Lulzim Basha duket se përgjatë këtyre kohëve nuk i ka plotësuar brenda parametrave të zakonshëm orët e gjumit.
Kjo edhe për shkak se ai ndryshoi regjimin ditor për të shkuar në terren si parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme.
Ashtu siç edhe ka bërë me dije në rrjetin social Facebook, së fundmi kryedemokratit i është dashur të pushojë në Valbonë dhe Theth për ta marrë pak veten, duke u relaksuar mes bukurive natyrore, shkruan “TemA”.
Teksa është gjendur rreth zjarrit, në bisedë e sipër Basha nuk i ka rrezistuar dot gjatë mbylljes së qepallave dhe e ka zënë gjumi me filxhan në dorë.
Siç dihet tashmë, gjumi është një pasion i hershëm i kryedemokratit i cili bëhet edhe më ideal kur shoqërohet me ndonjë karrige pushteti.
Më poshtë po përcjellim momentin në fjalë, duke i uruar liderit të opozitës gjumë sa më të ëmbël dhe plot ëndrra. (TemA)