Pas publikimit të takimeve që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me ish-shefin e FBI-së, sonte në “Top Story” u bë publike një foto e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta me zyrtarë amerikanë.
Krahas Metës, në një njëjtën tryezë shfaqet Mark Rossini, Agron Neza dhe Dorian Duçka.
Megjithatë, te ftuarit në emision, theksuan se nuk mjafton kaq për të treguar se politikanët shqiptarë kanë bërë marrëveshje të fshehta.
Analisti Berat Buzhala thotë se dhe ai do të takonte McGonigal nëse do i jepej mundësia, por dyshimet lindin kur takimet bëhen të fshehta dhe diskutimet janë për interesat personale të palëve.
“McGonigal dhe të tjerët kanë pasur lidhje me të gjithë klasën politike shqiptare. Krimin e ka bërë (McGonigal) kur e ka marrë Agronin, Dorianin, është takuar me Edi Ramën dhe kanë diskutuar për fushat e naftës dhe kanë diskutuar kë do të fusin në listën e zezë.
Në aktakuzë jo më kot përmendet Edi Rama, personi A, personi B. Edhe unë me kënaqësinë më të madhe e kisha takuar dhe nuk i kisha thënë jo kurrë. Është tjetër gjë kur je kryeminstër i këtij vendi dhe ke konflikt interesi”, përrallis Buzhala që nuk e kupton se çfarë konflikti interes ka kryemin istri më shumë se president kur ai mund të takoi cilindo person që shërben apo ka shërbyer në administratën amerikane, aq më tepër një funksionar. i FBI-së.