Fill pasi u shpall kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur të heqë flamurin shqiptar dhe të gjitha simbolet identifikuese kuqezi jo vetëm nga ambjentet e kabinetit qeveritar, por edhe nga veshja e tij dhe ministrave të tjerë.
Në mbledhjen e parë të qeverisë, Kurti ka zgjedhur që mos ketë asnjë ngjyrë kuqezi afër duke zhdukur menjëherë pas fitores çdo lidhje me Shqipërinë.
Ndryshe nga deklaratat e hershme ku ai kishte theksuar se nuk do ta njihte flamurin e Kosovës dhe se njihte veç shqiponjën dykrenare në fushë të kuqe, Kurti jo vetëm që e ka pranuar por nuk ka dhënë asnjë detaj
Po çfarë ka thënë Kurti para se të shpallej kryeministër: “Ne atë flamur nuk e kemi sjell, atë flamur e kemi gjet aty. Ai është një flamur që nuk do ta valojmë”, ka thënë më herët Kurti.
Ndërkohë, siç mund të shihet nga fotografitë e shpërndarë nga vetë Kurti, duket qartë që flamuri që nuk po valon më është ai shqiptar i cili siç shihet paska qenë veç një mjet për të fituar kredite politike të patriotët në Kosovë.
Ajo që bie në sy është edhe fakti se gjatë gjithë karrierës së tij politike si opozitar, Kurti pranë xhepit të xhaketës ka mbajtur flamurin shqiptar, ndërkohë pasi është ulur në karrigen e kryeministrit ka zgjedhur ta zhdukë. (TemA)