Momente emocionuese në “Air Albania”.
Kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, ngriti në qiellin e impiantit modern trofeun e kampionatit të dorëzuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Menjëherë pas ngritjes së trofeut, kanë shpërthyer fishekzjarrë të shumte, dhe shirita bardheblu, të cilët e kanë ndezur atmosferën edhe pse pa praninë e tifozëve, të cilët janë mbledhur nëpër sheshet e kryeqytetit për të festuar edhe pse në kushte të cunguara këtë moment emocionues që kishin plot 11-vite që e prisnin.