Fëmijëria e vështirë e Cristiano Ronaldo, pa kaq shumë para si tani, ishte e ditur, sepse e ka thënë vetë futbollisti. Por, sot, është shpalosur një kapitull i ri i kësaj historie komplekse dhe vërtet të dhimbshme.
Ish-këngëtarja dhe tani influencer, Katia Aveiro, motra e futbollistit të njohur dhe të pasur, tregoi në “Instagram”: “Kam lindur në një shtëpi të vjetër. Krevati im mbështetej në tulla dhe kur isha pak muajshe më ka kafshuar miu në fytyrë. Nuk më vjen turp ta them.
Falë Zotit, mamaja arriti në kohë, sepse tani do të ishte shumë e shëmtuar. Jam rritur në një lagje të varfër dhe jam mësuar të vlerësoj atë pak që kisha. Jam rritur me sakrifica dhe me idenë që të ndihmoja të tjerët në nevojë”.