I mandatuari për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka prezantuar emrat e të gjithë zyrtarëve që do t’i përmbajë kabineti qeverisës që do të udhëhiqet nga ai.
Pasi prezantoi planin dhe prioritetet e qeverisë në seancën e Kuvendit, Hoti i ka përmendur një nga një emrat dhe pozitat e zyrtarëve në qeverinë e re.
Më poshtë gjeni emrat dhe pozitat e zyrtarëve të Qeverisë së re të Kosovës, që do të votohet gjatë kësaj seance:
Avdullah Hoti, Kryeministër
Besnik Tahiri, Zv.Kryeministër
Driton Selmanaj, Zv.kryeministër
Albulena Balaj-Halimi, Zv.kryeministre
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme
Hykmete Bajrami, Ministre e Financave
Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Meliza Haradinaj- Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Ramë Lika, Ministër i Arsimit
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë
Blerim Kuçi, Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Vesel Krasniqi, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
Goran Rakiq, Ministër i Pushtetit Lokal
Dalivor Jevtiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete
Enis Kervan, Ministër i Zhvillimit Rajonal ./