Elsa Lila është fituesja e parë e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.
“Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni”, u shpreh Elsa Lila pasi u ngjit në skenën e madhe për të marrë çmimin.
Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike.
Por pavarësisht cmimit të jurisë, pas votimit të publikut rezultoi se kosovarja Albina Kelmendi dhe familja e saj do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.