Shqipëria shpartalloi sot me rezultatin 1-4 Bullgarinë në futsal në kuadër të fazës eliminatore të kampionatit europian 2022 që po zhvillohet në Bullgari duke ia dalë të kualifikohet në raundin tjetër. Kuqezinjtë kanë siguruar gjithashtu edhe vendin e parë në grup me 6 pikë duke lënë pas San Marinon dhe Bullgarinë.
Për suksesin e kuqezinjve, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur tepër i kënaqur, teksa i ka uruar për punën e bërë ndër vite.
“Shumë i gëzuar nga rezultati i kombëtares së futsal, sonte në Bullgari dhe fitoren mëse të merituar me rezultatin 4-1. Vendi i parë në këtë raund kualifikues është fryt i punës disa vjeçare të trajnerit Resuli, stafit dhe djemve që dhuruan futboll te bukur deri në sekondën e fundit. Suksese në Elite Round dhe kualifikimin e arritur”, ka shkruar Armand DUKA në rrejtin e tij social të Instagram bashkëngjitur videos së festimit nga ana e futbollistëve të Kombëtares së futsal.
Pavarësisht humbjes me Andorrën 1-0 dy ditë më parë, kuqezinjtë fituan takimin vendimtar kundër kombëtares vendase duke siguruar një rezultat historik për futsallin shqiptar.
Kombëtarja e Futsal kualifikohet në Elite Round. Mbrëmjen e sotme në Varna të Bullgarisë, kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 4-1, ndaj vendasve dhe me këtë rezultat, Shqipëria është renditur e para në grupin D me 6 pikë. #FutsalEURO2022 #ForcaShqipëria pic.twitter.com/02XnMq7OHP
— FSHF (@FSHForg) February 1, 2020