Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një reagim në rrjetet sociale paralajmëron trazira huliganësh në Tiranë.
Reagimi i plotë:
Deri tani nuk po e përmend askush, por përgatituni për një 25 Maj të vështirë trazirash huligane në Tiranë. Shpresoj që Policia e Shtetit të jetë njohur mirë me ngjarjet e mëparshme të Feyenoordit në Evropë dhe të ketë filluar trajnimet me manualet e Clifford Stott.
Përgatituni për akte të rënda ndaj sigurisë publike….