Nga Sotiraq SPIROLLLARI (RIÇI)
Si një qytet i heshtur nën shi, ku horizontet duken si mure, ku dritat janë zbehur dhe perdet janë mbyllur, të vetizoluar prej qëllimit të mirë,as dëshirojmë të takohemi, as të flasim me të tjerë. Nuk kishim menduar se fantazma e virusit ? si algjebër e panjohur, do të na i bënte jetën sureale, një ballo të madhe me maska!
Një virus, si një mbret kapriçioz, që dikë e vdes, e të tjerë i lëshon prej kthetrash,prej disa muajsh dikton axhendën e qeverive të mbarë botës!
Më vjen të pyes:
Prania e virusit, mungesa apo deshira e kujt është?! Ka fajtorë në gjithë këtë pandemi?
Gjithë fuqia e qyteterimit tonë, as e pikasi, as e nuhati!!!
Edhe viruset paskërkan “qytetërimet e tyre!”
Me shpresë e besim plotë tek shkenca, tek mjekët e përkushtuar, të cilët kur i ka thirur nevoja, si dikur Eduard Jener, Aleksandër Yersin, Luis Pastër, Flemingu etj, shkëlqyen me shpikjet shteruese, që ndëshkuan bakteriet dhe viruset.Kjo është vetëm beteja e radhës, sepse jeta është një lloj lufte. Botën do ta shpëtojnë shka Sotiraq Spirollariencëtarët dhe njerëzimi do ta fitojë këtë betejë si gjithmonë. Edhe Akili, forcën e tij e kish deri tek themra, ashtu si ky virus, forcën e tij e ushqen me pisllëkun, gabimet apo fajet tona, ashtu dhe forca jonë qëndron tek higjena.
Në dhimbje, është dashuria që i kuron plagët, në epidemi është higjena që na mbron nga dhimbjet! Fb/Xhek London