Nga Sotiraq Spirollari (RICI)
Nuk do kisha njohur vogelsine e shpirtrave te disave, apo cektesine e mbrapshtesine e mendimeve, nuk do kisha ditur sa e urrejne gjithçka është krijuar! Sipas ketyre shpirtrave te ulët krijimtaria e shkuar është “mëkat” kombëtar!
Une ju jap përgjigjen time.
Një film madheshtor! Koha kur shteti i mbante te gjithe ne oborrin e tij, kur dolën breza me talente brilantë në çfo sfere te jetës se atëhershme. Shqiperia ishte solide.
“Nëntori i dytë” filmi që tregon udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur aty flamurin e shqiptarëve,
vazhdon të jetë një ndër filmat më historikë në historinë e kinematografisë shqiptare. Çdo 28 nëntor ai është simboli që çdo shqiptar do donte ta rishihte si pjesë e krenarisë së tij.
Ec e bej një të ngjashëm sot!
Duhet nje regjizor si Viktor Gjika, skenarist si Dhimiter Shuteriqi e Kiço Blushi, kompozitor per kolonen zanore si Kujtim Laro… pastaj duhen kasta e aktoreve si Sander Prosi, Bujar Lako, Reshat Arbana, Guljem Radoja, Mario Ashiku …
Një plejade e madhe te pasuruar me arin e kohës, te thjeshtet deri ne dhimbje!
Artiste te vertete te popullit!
Te paharruar! / Xhek London Fb