Ndahet nga jeta gruaja më e moshuar në botë. 124-vjeçarja “Lola”, emri i vërtetë i së cilës është Francisca Susano, ishte gruaja e fundit e gjallë që ka lindur në vitet 1800.
Ishin zyrtarët shtetërorë në Kabankalan që njoftuan me pikëllim vdekjen e të moshuarës.
E moshuara thuhet se do të testohet për COVID-19, raportoi CNN. Megjithatë, oficerët e informacionit të qytetit raportuan se ajo nuk shfaqi asnjë simptomë të koronavirusit para vdekjes së saj.
“Me trishtim në zemër morëm lajmin se e dashura jonë Lola Francisca Susano ndërroi jetë në mbrëmjen e së hënës”, postoi qeveria e shtetit në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook. “Deklarata e saj zyrtare si personi më i vjetër në botë, 124 vjeç, është vërtetuar aktualisht nga Rekordet Botërore Guinness”.