Gazeta e Koha Jonë e Nikollë Lesit ka reaguar pas shkrimit të deputetit Myslim Murrizi i cili e akuzonte për mungesë integriteti.
Në qëndrimin redaksional, gazeta shprehet se Nikoll Lesi nuk ka frikë as nga Berisha as nga Rama dhe as nga Meta.
Ndër të tjera shkruhet:
“Kishim parë në këto 30 vite deputetë e politikanë të ndryshëm që gjithsesi e ruanin paksa budallallëkun e tyre. Kishte edhe injorantë, por me shumë stil vetë partitë politike i largonin ose i spostonin. Ose i linin deri te deputeti i thjeshtë.
Ka patur edhe fodullë, por prapë pranohen.
Por të jesh kryeidiotë si një Myslim Bej Murrizoviçi, nuk kishim parë! Idiotë se kujtojnë se kanë fatet e popullit në duar, idiot e shkuar idiotit pasi edhe kur don të bëjë replikë, nuk di të shkruajë asnjë rrjesht, por sorollatet nëpër fjalë të pakuptimta. Me fjali pakuptim tamam si idiotët e “opozitës së re” që kanë hyrë në parlament dhe që të vjen turp ti shikosh.
Ai, idioti Myslim, nuk e di se KOHA JONE nuk ka pyetur as për pushtetin e Berishës në vitin 1992-1997, as për Ilir Metën kryeministër, as për Nanon ndër vitet 2003-2005, as për Edi Ramën tani.
Po ç’ti thuash një idioti që edhe kokën e ka si qen stani!
Ndërsa për partinë e re që po krijohet do jetë një gëzim i madh për njerëzit, sepse do kënaqen me idiotsitë e tyre. Sa për Kujtim Gjuzin, që idioti Myslim përmend në një replikë idiote, pra Gjuzi është njëmijë herë më lart se krejt partia e tij e re. Kujtimi është pa hile, por kur idioti Myslim mundohet të shpëtojë Shqipërinë, kjo të bën të qeshësh më të madhe.
Nuk ia vlen të merresh me një idiot! Por idioti të ketë kujdes, sepse kur e zgjat gjuhën e idiotit mund edhe ti pritet!
Ndokush mund të pyesë: Mos e kini fjalën për deputetin Myslim Murrizi?
Jo! Ai nuk është kaq idiot!”, shkruhet në shënimin e Koha Jonë.