Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në terren për të bërë monitorim të zbatimit të urdhrave për të qëndruar në shtëpi. Teksa po ecte në rrugë, kreu i qeverisë ka këshilluar, por me tone paksa të ashpra një të moshuar që qëndronte në shtëpi.
Nga pamjet e publikuara, Rama ka bërë thirrje që të gjithë të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin pasi janë grup-mosha më e rrezikuar.
“A ka mundësi të ikni në shtëpi!,”-shprehet Rama.
Rama ka qenë i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.