Njeriu më i korruptuar në Kinë bën një jetë të shfrenuar, ku llogaritet të ketë 100 dashnore dhe tre ton para, por edhe do të përballet me një dënim shembullor.
Ai është drejtues i një prej shoqërive shtetërore që merren me kreditë e vonuara dhe pranoi në gjykatë se kishte pranuar 260 milion Juan ryshfet për dhjetë vjet, për të mbajtur haremin e tij.
Lai Xiaomin është shfaqur në bankën e të akuzuarve me kokë ulur, kurrizin e kërrusur dhe flokët e thinjur.
Si nuk e paskemi ditur më parë/ Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, do të befasoheni nga ajo që do të mësoni për to (VIDEO)
Xiaomin u deklarua fajtor, ashtu si parashikohet në skenarët e proceseve gjyqësore anti korrupsion në Kinë.
Një simbol i fuqishëm i korrupsionit i cilësuar si më i korruptuari ndër të korruptuarit.
Përpara se të rrëfehej në gjykatë ai pranoi krimet e tij, në një dokumetar që është transmetuar në muajin janar në televizionin shtetëror të Kinës.
Mes të tjerave gazetarët treguan dhe dhomën e famshme ku zyrtari ruante 200 milion yuan kesh, si dhe dhjetëra llogari bankare në emër të nënës apo bashkëjetueseve të tij.
Dënimi do të jepet shumë shpejt dhe do të jetë shembullor.
Por përveç vjedhjes, dënimi do të jetë dhe për mënyrën se si ai ka interpretuar rolin e tij delikat.
I lindur 58 vjet më parë në një provincë të Kinës, ai kishte ngjitur shkallët e karrierës në Bankën e Popullit, banka qendrore kineze, duke u vendosur në drejtimin e një prej shoqërive të krijuara nga qeveria për të pastruar sistemin bankar kinez nga kreditë e vonuara.
Një mision i rëndësishëm për të vendosur qëndrueshmërinë financiare kërkuar nga presidenti i vendit Xi.
Por kur e mori atë post, Lai e shtyu institutin që të zgjerohej duke u hedhur në sipërmarrje imobiliare të rrezikshme, duke u zgjeruar në sektorë të tjerë dhe duke krijuar marrëdhënie të dyshimta me sipërmarrës privatë.
Praktika që në një epokë tjetër mund të toleroheshin, por jo në një moment kur në Kinë fjala e ditës është shfryrja e flluskës së borxhit kinez.