Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se sfida e javës së nëntë dhe e fundit për fazën e parë të Superligës, mes Kukësit dhe Tiranës do zhvillohet në “Zeqir Ymerin” e rinovuar. Dueli është programuar për të diel në 22 nëntor, me verilindorët që do inaugurojnë stadiumin e ri.
Tre vite larg shtëpisë kanë shtuar urinë dhe interesin e tifozëve, që pritet të mbushin stadiumin e ri. Tanimë gjithçka duket gati, me tapetin e ri që ka disa ditë që është shtruar i gjithi. Deri në 21 nëntor, ditët janë mëse të mjaftueshme që fusha e re të jetë gati, me Kukësin që është në garë me kohën për të qenë gjithçka gati.
Pas shumë muajsh pritje, ekipi do ketë një shtëpi të re me kushte bashkëkohore, teksa do gjejë përballë Tiranën, skuadrën më të trofeshme në vend dhe që kryeson Superligën pas tetë javësh.