Kanë nisur punimet për ndërtimin e Automotoparkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Krastë të Elbasanit, ku në të ardhmen mund të zhvillohen garat e “Formula Uno”.
Lajmi është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama i cili bën me dije se se kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili dita-ditës do të fillojë të marrë formë plotësisht.
“??Ecën me ritëm puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut të parë të krejt rajonit tonë, në Krastë të Elbasanit. Kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror”, shkruan Rama.
Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Rama.