Dy futbollistë të Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Partizanit, ku sipas tij thuhet se të dy futbollistët kanë shfaqur simptoma dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv.
Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka pasur kontakte me ta por që ka rezultuar negativ.
Vetë ekipi njofton se Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.
Futbollistet e tjerë dhe stafi do t’i nënshtrohen sot tamponëve.
Dy rastet pozitive vijnë në prag të derbit me Tiranën të premten në 20:45 në Air Albania
Sipas protokollit izolohen vetëm futbollistet pozitivë dhe ekipi vijon normalisht aktivitetin por kjo varet edhe nga përgjigjet e testeve për pjesëtarët e tjerë të skuadrës.
Pak kohë më pare edhe një lojtar i Bylisit u infektua me COVID-19, por që tani është shëruar.