Gjykata Administrative vendosi të pranojë sot padinë e shoqërisë ADFD për zonën e dyqaneve “duty free” në Rinas. Me vendimin e sotëm Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vjet të tjera të Duty Free në Rinas nga ADFD.
Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”.
Përmes një sërë padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD),me pronare Elona Çaushin në shkelje flagrante dhe dhunë ndaj kompanisë nuk i ka lëshuar ambientet e Duty Free në Rinas duke përdorur akrobacira juridike, si kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, duke mos u larguar.
Sot gjukata administrative eshtë një nga bordellot më të ndyra të sistemit të drejtësisë, Ndërsa vetingu vazhdon me variantin e largimit të prokurorëve dhe gjyqtarve të Krimeve të Rënda, administrativja në rrolin e çakallit po bënë kërdinë me vendimet e saj. Pronarja e ADFD është gruaja e gjyqtarit Gjin Gjonit, i cili mori “lejen e lindjes” nga Ilir Meta për t’iu shmanguar vetingut
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e ka kallëzuar penalisht anëtarin e KLD-së, Gjin Gjoni, për falsifikim kontratash, deklarim të rremë dhe burime financimi jo të ligjshme në shumën 2.4 milionë euro. /Ekskluzive.al