Ronela Hajati ka fituar Festivalin e 60-të të Këngës. Me këngën “Sekret”, Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision që do zhvillohët në Torino të Italisë në vitin 2022. Në vendin e dytë, u rendit Alban Ramosaj me këngën “Theje”, ndërsa vendi i tretë u nda mes dy artistëve, Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.
Ronela tha mes lotësh se ky çmim i dedikohet babait të saj të ndjerë.
“Para se të them diçka për veten dua një duartrokitje të madhe për Albanin që është një nga artistët më të mirë në Shqipëri.
Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time. Ky i dedikohet vetëm babait tim që më sheh nga lart. Dua të falënderoj jurinë që më ka votuar”-tha Ronela.