Ditë zie kombëtare për Italinë do të jetë të mërkurën. Ditën kur do të bëhet varrimi i ish-presidentint të Milanit, Silvio Berlusconit.
Bëhet me dije se ceremonia e lamtumirës së fundit për Berlusconin do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos me shpenzime publike. Siç njoftoi qeveria italiane, nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike të vendit dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.
Silvio Berlusconi, u nda nga jeta sot në Milano në moshën 86-vjeçare. Presidenti legjendar i kuqezinjve vuante nga leuçemia kronike mielomonocitare dhe ishte shtruar në spitalin e San Raffaele në Milano më 9 qershor. Më herët, këtë vit ai qëndroi për 45 ditë në spital dhe doli më 19 maj.
Berlusconi, sëbashku me Adriano Gallianin, formuan dyshen ikonike në krye të Milanit duke e çuar “Djallin” në majën e futbollit botëror.