Pjesë nga fjala e Hoxhës në llogaridhënen për atin nga Hysni Kapo, Ramiz Alia, Xhelil Gjoni, Dritero Agolli dhe Lumturi Rexha që e shpëtuan Robert Ndrenikën duke i dhënë atë që meritonte titulln “Artist i Popullit”
Enveri: Robert Ndrenika, që interpreton me mjeshtëri rolin e nënprefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”, është një artist i talentuar.
Ai duhet të jetë artist i merituar, por nuk e bënë të tillë, se na paska vëllanë të arrtisur.Na u prish puna, se Ndrenika e paska vëllanë të arratisur. \
Po kush pyet për vëllain e tij. Ne do ta kemi parasysh origjinën e njerëzve, por kjo nuk duhet të na pengoji për të parë qëndrimin dhe punën e vet personit. Edhe rrethi familjar duhet studiuar lidhur me personin, por, në qoftë se djali bëhet patriot, punon për socializmin dhe sakrifikon për atdheun, qëndrimi i babait apo i vëllait nuk mund të bëhet pengesë për të vlerësuar punën e tij.
Po të veprohet ndryshe, atëherë ku vete vija e Partisë për të ndrequr njerëzit?Këto punë nuk kuptohen drejt nga të gjithë njerëzit, more shokë. Në Bushat, një familje, që iu rrëzua shtëpia nga tërmeti dhe të zonjës së shtëpisë iu vra një djalë, por meqë një tjetër e kishte të arratisur, nuk i vajti asnjëri nga fshati për ngushëllim. Asaj nëne i mbeten dhe dy djem të tjerë si diva, por këtyre nuk u fliste njeri me gojë. Ç’është ky qëndrim?Po le ta ketë djalin të arratisur ajo plakë, ajo është qytetare. Dhe kur i vajti në shtëpi sekretari i Partisë për ngushëllim, plaka e heshtur e habitur i tha: ‘ti, more, të vish në shtëpi tek unë?
Si është e mundur? Do të vij posi, i tha sekretari, ai që tradhtoi atdheun, të vejë në djall. Na, merr ç’të takojnë dhe shtëpinë do të ta ndreqi shteti. Tash dy djemtë e plakës ditë e natë punojnë të entuziazmuar dhe të ngrohtë.Ju jeni të rinj, por ne, të moshuarit, e mbajmë mënd Lushjën e para çlirimit tamam ashtu sikurse paraqitet në film.
Ai që luante rolin e komandantit të xhandarmërisë, siç më tha dhëndri im, është një shoku i tij, e interpretonte bukur atë rol.Ne po ecim përpara në artin kinematografik, të cilin duhet ta ndihmojmë që të zhvillohet akoma më shumë. Edhe artistët e rinj, në i kemi të mirë dhe me perspektivë.
Ata kanë luajtur në filma të rinj si “Vajzat me kordele të kuqe”, “Lulëkuqet mbi mure” ej. Në këto filma luajnë edhe më të vegjël, por ata i interpretojnë aq bukur, sa habitesh kur i shikon.Edhe televizioni ynë ka marrë një rrugë të mirë. Nuk është kollaj të mbushet televizioni me shfaqje nga ora tetëmbëdhjetë e deri më njëzet e dy, ose nga një herë edhe në njëzet e tre.