Mbrëmjen e djeshme humbi jetën në plazhin e Talës në Lezhë, një 27-vjeçar.
Një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjitha ata që e njihnin si dhe për radhët e ushtrisë shqiptare.
Për vdekjen e të riut lezhjan përveç shoqërisë së tij ka bërë status dhe ministri Niko Peleshi ku shprehu dhimbjen për humbjen e N/Togerit Paulin Rrasa.
Mësohet se Paulini ka qenë duke bërë vrap në bregdetin e Tales, ku menjëherë sapo ka përfunduar është futur për t’u larë në det, ku pësoi atak në zemër.