Jakë (Jani) Prenga, i marrë peng para 11 ditësh në Kamëz ka vdekur. Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka dhënë detaje nga operacioni “Resorti”, i cili u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. Mësohet se 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra dhe gjakderdhjes që ka pësuar prej tyre ka ndërruar jetë rrugës për në resortin e Altin Hajrit, aty ku edhe do mbahej peng.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale qe ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri.
Rrëmbimi i Jak Prengës mësohet se është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.
Mësohet se në hetimin e çështjes janë përfshirë edhe autoritet britanike .
Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë për të dorëzuar sasinë e drogës, kokainë por nuk ka ndodhur kështu.
Ai e ka nxjerrë sasinë prej 280 kg kokainë nga porti por nuk e ka dorëzuar atë te porositësit në Angli , prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.