Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kostaq Papa pak muaj më parë pushtoi mediat me deklaratën e tij në Kuvend ku u shpreh se kur ishte i ri kishte kaçurrela dhe i qeraste femrat me Whisky dhe konjak, pasi ishte i bukur.
Mirëpo ndërkohë që kjo deklaratë bëri xhiron e mediave dhe tashmë ai etiketohet si deputeti kaçurrels, Papa ka publikuar në facebook disa foto nga rinia e tij, ndërsa përkrah tyre shkruan se po plotëson dëshirën e atyre që duan të shikojnë foto të tilla.
“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!”, shkruan Papa.