Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit brenda partisë Demokratike.
Manjani shkruan se edhe nëse Berishën e zë mallkimi i Bashës dhe e arrestojnë, përsëri PD nuk vjen dot në pushtet.
Postimi i plotë:
Ja ta zemë se nemja e Bashës e zuri Saliun. Pra ndodh arrestimi apo më shumë akoma i gjithfuqishmi ndërhyn e ç’a pastaj?!
Basha me AliBashët mendoj se duhet ta harrojnë tashmë PD. Ata si kanë lënë më vend vetes të kenë lidhje me atë parti dhe, kjo ska lidhje fare me Berishën. Ky i fundit vetëm sa u distancua prej tyre, por qëlloi që partia i shkoi Atij nga pas. Kaq e dëshpëruar ishte PD me AliBashët në krye.
Kështu që nemja ndaj Berishës nuk u bën punë, përkundrazi i nxjerr edhe më zbuluar në llumin e vet.
Ideja që kërkohet një forcë nga jashtë partisë të largojë atë që se mund dot, tregon paaftësi të pandreqshme.
Kështu që PD ta shohin me dylbi. Pushtetin as me dylbi nuk e shohin dot më. Po unë them që mandatet e veta si deputetë nuk i mbajnë dot…
Dhe e gjith kjo falë rrugës që zgjodhën…