Debatet e vazhdueshme mes dy vajzave, pjesë e programit “Për’puthen”, Lea dhe Irisi, kanë përfunduar sot me një sherr fizik.
Ka qenë Lea ajo që ka goditur me shuplakë Irisin, ish-shoqen e saj të ngushtë.
Debati nisi mes Irisit dhe Orsiolës, vajzës që kishte dlaë në takim me Donaton, një prej përlqikeve të Irisit.
Por mes tyre u përfshi dhe Lea, e cila e goditi ish-shoqen e saj të ngushtë me shuplakë dhe e tërhoqi nga krahu.
Në atë çast, Irisi doli nga studioja dhe pas e ndoqi Petro, djali që ka qenë pëlqimi i dy ish-shoqeve dhe është bërë shkak vazhdimisht për debatet mes tyre.
Pjesë nga sherri mes tyre
Irisi-Donatos: Duket standarti, me femrat që del
Orsiola-Irisit: Ti nuk do tregosh standardet, se përderisa ka dalë me mua, jam pjesë e standarteve dhe të la ty aty, si plehrë.
Irisi: Moj, seriozisht e ke që më thua mua plehrë, moj e ke parë veten në pasqyrë moj seriozisht e ke kujt i thua plehrë. Surrati jot
Ule zërin
E ke parë ndodnjëherë veten në pasqyrë moj, kujt i thua plehrë
Ta tha ai
E provokove ti
Punën kryesore e kam me ty edhe me këtë plehrën tjetër. Ju të dyja jeni plehra (i drejtohet Orsiolës dhe Leas).
Lea: Kujt i drejtohesh ti ashtu (e kap nga krahu), më ke thënë budallaqe, më kë thënë plehrë.
Irisi: Punën e kam dhe me ty
Lea: Hë pra hajde
Irisi: Boll të kam duruar. (ngrihet dhe e qëllon).