Lufta mes Johnny Depp dhe Amber Heard ende nuk ka përfunduar. Në dritë kanë dalë regjistrime të reja audio, të publikuara nga anglezja “Daily Mail”. Sipas tyre, ish-Pirati i Karaibeve është qëlluar nga aktorja në një moment zemërimi, me tiganë, tenxhere dhe vazo.
Regjistrimi, pjesë e një seksioni të terapisë në çift, ku Depp e Heard po i nënshtroheshin prej kohësh, regjistruar në celularin e aktores, i përket vitit 2015, dhe përmban rrëfimin shokues të Heard.
Ajo pranon se e ka qëlluar Depp një natë më parë asaj seance terapie. “Më vjen keq, nuk të qëllova në fytyrë me shuplakë. Po, po të qëlloja, por jo me shuplakë në fytyrë”, -shpjegon aktorja duke minimizuar shfryrjen e inatit të saj.