Së fundmi, familja “Beckham” festoi ditëlindjen e Harper Seven, vajzës së tyre më të vogël, e cila nesër, më 10 korrik, mbush 12 vjeç. Megjithatë, ngjarja ishte parashikuar dhe organizuar në “Prada Caffè” të Londrës.
Të gjithë anëtarët e familjes morën pjesë, duke përfshirë babain David dhe vëllezërit Romeo e Cruz. Dhurata e ditëlindjes?
Një çantë dore shumë e shtrenjtë. Festa u mbajt në “Harrod’s Caffè Prada” në Londër, me një tortë të madhe të mbuluar me çokollatë të bardhë dhe qirinj, ku bien në sy fjalët “Gëzuar ditëlindjen Harper”.