Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e Presidentit Thaci, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjës, të pavlefshëm.
Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje kërkesës së Presidentit Hashim Thaci në lidhje me vendimin e Qeverisë, me të cilën u kufizua qarkullimi i qytetarëve për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese vendosi që:
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. TË SHPALLË që Vendimi nr. 01/15 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 23 marsit 2020, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-së dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ;
III.TË KONSTATOJË që neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme] i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm në rrethanat e rastit konkret sepse nuk kemi të bëjë me “shmangie” nga të drejtat dhe liritë themelore;
IV. TË KONSTATOJË që, bazuar në nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
V. TË SHPALLË të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin e cekur në pikën II të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi
Kosovarët tani mund të bëjnë qejf bashkë me koronavirusin dhe shumë shpejt do i’a kaloj vendeve Ballkani për të infekuar dhe viktima në emër të Kushtetutës së një hsteti që pak kush e njeh për shtet