Federata e Futbollit të Portugalisë konfirmoi se Cristiano Ronaldo është pozitiv me koronavirus.
Gjithashtu federata theksoi se ai nuk do të jetë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë.
Pas testit të kryer së fundmi, CR7 ka marrë sot përgjigjen e tamponit e cila rezultoi pozitive.
Raportohet se futbollisti është i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe nuk ka simptoma, ndërsa raportohet se nga të tjerët nuk është konformuar asnjë tjetër pozitiv.
Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë, teksa para 2 ditësh luajti titullar në supersfidën ndaj Francës që përfundoi në barazim 0-0.
Ronaldo pritet që të humbasë edhe ndeshjen debutuese të Juventusit në Torino në Kiev krahas asaj me Crotonen në Torino.
Nëse gjërat shkojnë siç duhet, Ronaldo mund të kthehet në fushë në 28 tetor në përballjen me Barcelonën.