Gjatë vitit të fundit sipas statistikave po sëmuren më pak njerëz nga gripi.
Ekspertët thonë se virusi duket se është ‘zhdukur pothuajse’ pasi numri i të prekurve ra me 95 përqind më i ulet se 130 vitet e fundit.
Janari, që është edhe muaji më i keq për gripin sezonal, në fakt regjistroi një numër shumë të vogël të infektuarish.
Sipas mjekëve, shkak mund të jenë edhe masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.