Pas Çim Pekës, këshilltarit Martin Henze, vjen edhe reagimi i hallë Doris, kundër ambasadores Yuri Kim.
Edhe pse në pension, Pack mbetet e vëmendshme për hallet e Sali Berishës dhe ka reaguar direkt në mbrojtje të këtij të fundit.
“Ambasadore, ju po ndërhyni në proceset ligjore kombëtare.
Kjo është e paligjshme për çdo qytetar shqiptar si dhe për një të ftuar në vend.
Një sjellje të tillë të gjithë e presim nga diktatorët.
Turp të kesh”, shkruan Doris Pack, e cila është përdorur gjithmonë nga Sali Berisha kur ka ndonjë hall, falë miqësisë së saj të ngushtë me Genc Pollon.
Kur ky i fundit u nda nga Berisha, Pack sulmonte Berishën, por tashmë që ata janë pajtuar, Doris, edhe pse në pension, mbetet e angazhuar si “qen sulmues” në shërbim të Berishës.
Me Pekën, Henze dhe hallë Dorisin, është e sigurtë që Berisha do e fitojë betejën kundër SHBA.
Po t’i shtosh pastaj edhe juristin Ylli Manjani, fitorja bëhet e padiskutueshme.
Se është fat i madh të kesh në një ekip bashkë, një gazetar të njohur, një këshilltar ndërkombëtar, një eurodeputete aktive edhe në pleqëri, dhe një jurist me njohuri si ato të Manjanit.
Vetëm Berisha mund të bëjë një ekip të tillë!