Milan ka zhgënjyer në Portugali, në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Portos, duke humbur 1-0 dhe duke shuar shpresat për një kualifikim të mëtejshëm në Champions League.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Diaz, në minutën e 65.
Kuqezinjtë e shohin veten në vend të fundit, me 0 pikë pas 3 ndeshjeve të para, në grupin që kryesohet nga Liverpool me 9 pikë, i ndjekur nga Atletico Madrid dhe Porto, me nga 4 pikë secila.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Liverpool mundi në transfertë Atletico Madrid me rezultatin 2-3, në një ndeshje ku Griezmann shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë ekipin spanjoll me 10 lojtarë atëherë kur kishte më shumë nevojë.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme, Leo Messi përmbysi me dy gola Leipzigun, duke i dhënë fitoren 3-2 PSG; Ajax shkatërroi 4-0 Borussia Dortmund; City mposhti 5-1 Club Brugge; Sporting fitoi në Turqi 4-1 ndaj Besiktas, ndërsa Real Madrid shënoi 5 gola në Ukrainë ndaj Shakhtar.