Pamela nuk duhet të harroi, se gjyshja e saj Bije Vokshi, që i fali Partisë komuniste shtëpinë e saj, konsiderohej nga Hoxha si nëna e tij e dytë.
Ishte e vetmja familje që Hoxha e vizitonte çdo 5 Maj, deri kur vdiq dhe është vërtet qesharak të tallesh me origjinën e familjes, duke u bërë tradhëtare e familjes, që ka qenë djep e komunizmit, ndaj natyrisht ndjekjen pas të komunistit Berisha dhe luftën kundra imperializmit amerikan e ka në gen.
Për Vokshin çështja e shpalljes së Sali Berishës non-grata nga SHBA-të u tejkalua dje. Deklarata e deputetes demokrate u bë në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV teksa Vokshi shtoi se qytetarët dhanë dje përgjigjen edhe për Amerikën.
“Partia Demokratike nuk ka asnjë rrymë anti-amerikane brenda saj. Përkundrazi është partia që ka pasur dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA si kur është në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Të jesh ‘non-grata’ nuk do të thotë të jesh anti-amerikan.
Ajo është një çështje personale e zotit Berisha që po e zgjidh përmes gjykatës në Paris. Qytetarët në 7 korrik dhanë përgjigjen më të mirë për këtë, sepse në protestë nuk kishte vetëm demokratë, por mijëra qytetarë që iu bashkuan Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë” – tha Albana Vokshi.
Ajo shtoi se Partia Demokratike është dhe do të vijojë të jetë një parti sovraniste. Sipas saj, veprimet anti-sovraniste të Lulzim Bashës janë kritikuar dhe fati i tij i mëtejshëm dëshmoi se krahu i ‘Foltorës’ është sovranist.
“Ne jemi pro respektimit të vendeve të NATO-s duke ruajtur sovranitetin. Ashtu edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian çdo shtet ruan sovranitetin bazuar në Kushtetutë. Partia Demokratike pret këdo që do të shprehë mendimin e lire në një diskutim të hapur, por jo të pranojë elementë që duan të kryejnë veprime anarkiste. Janë të mirëseardhur në Front sindikatat, mesuesit, shoqëria civile e të tjerë. /Ekskluzive al