Një grupi prej 11 biznesesh importuese me avokatët e tyre kanë kopsitur dosjen duke mbledhur fakte dhe prova, për të çuar para drejtësisë gjobaxhijt e një strukture shtetërore që nuk sjell asnjë përfitim në mbledhjene e taksave dhe detyrimeve, por funksionon si një bandë që vendos gjoba private, sepse ligjore nuk e ka tagrin.
Kjo strukturë është kthyer në makth për bizneset, kryesisht ato importuese, sepse me dhjetra subjekte kanë rënë pre e bandës, si gropë skeptike tatimeore që vjen era korrupsion.
Megjithse kishte disa vjet që kryeministri Edi Rama, i njohur me skandalet e kësaj bande shtetëror kishte vendosur mnbylljen e saj dhe krijimin e një strukture financiare hetimi, për shkeljet në detyrimet e bizneseve, kjo gjë nuk ndodhi, madje u largua nga kjo struktur një specialist si Enertil Canaj që kishte studiuar Ekonomi dhe Financë dhe në krye të saj u vendos vëllai i Eni Vasilit.
Pas largimit të disa drejtorve që nuk e hanin vitin, pasi majmeshin shumë shpejt me rryshfete dhe gjoba, që u vendosnin subjekteve, si grup i strukturuar kriminal, veçanërisht atyre të lojrave të fatit vëllai i Enit si “qoka” e Ceno Klosit te hetimi e “perfeksionoi” zanatin.
Duke mos e arritur kohën e artë të bixhozit lojrave të fatit ai bëri një zbulim të ri… lukunin e tij e lëshoi ndaj bizneseve importuese.
Grupi i gjobvënsve të Redi Vasilit, Endri Meçi me numër tel 0696042001 dhe Aldo Cukali 0695538626, telefononin subjektet, gjoja për të paraqitur për kontakt dhe kontakti ishte “zhvatja e taksës”.
Kush nuk paraqitej te gjobaxhijtë fillonte “procedura”.
Analfabetët funksional në fushën e financave, jurist me diploma “Kristali”, sociolog, agronom apo fiziterapistë e hallvaxhij, bënin gjoja sikur kontrollonin situatat financiare të subjekteve importuese, me bilance pozitive të deklaruar te struktuara dhe të kontrolluara dhe aprovar nga inspektorët e subjekteve dhe DPT.
Pa asnjë akt kontrolli, pa asnjë procesverbal shkelje, sepse aty fillon momenti i hetimit kjo bandë gjobaxhish e fillonte hetimin aty ku konkluzioni financar ishte i përfunduar dhe i vulosur nga eksoert kontabel.
Viktima të këtij makinacioni janë bërë edhe disa prokuror dhe gjyqtarë të cilët kanë bashkëpunuar duke shkelur ligjin dhe mos marrë parasysh se rivlersimet e shkeljeve financiare ligjërisht bëhet nga nga ekspertët kontabël dhe jo ronxhobonxhot dhe analfabetët funksional të hetimit “mjedisor”.
Ndaj krahas grupit prej 7 anëtarësh të Redi Vasilit janë kallëzuar për bashkëpunim edhe dy prokuror dhe gjyqtarë të cilët kanë ngrënë mashtrimin dhe kanë kërkuar dhe dhënë dënime dhe gjoba qesharake, pa asnjë provë dhe fakt të dyshuar për hakmarrje…për mos pagesën e gjobës.
Kryetari i grupit të avokatëve që kanë pregatitur kallzimin N.Gj. deklaroj se dosja është e mbushur me fakte dhe prova, biseda e tabulte, që tregojnë qartë se si funksionon akoma banda.
Ai nënvizoi se mjafton tu shikosh makinat që fshehin prapa instuticionit dhe të gjykosh se si mundet një zyrtar i nivelit të ulët ta ngrej kaq lart “piacën” me dy apo tre vjet punë tek shpella e Ali Babës./Ekskluzive.al
Vijon… me fakte, prova dhe emra konkret