Pas daljes së sotme të Ilir Metës para gazetarëve, ku deklaroi se ka shpallur sekret dosjet e shtetësive që ka shitur, Bilushi i Metës u tregoi në konfidencë gazetarëve se çfarë përmbante dosja e futbollistit ganez, që Meta tregoi para gazetarëve.
Në atë dosje ka 10 fletë.
Faqe e parë është një shënim dore i Rit Halilit:
“Liro ma shih këtë dosjen e futbollistit, se nuk na lejojnë më shumë se katër të huaj.
Flasim për të gjitha”
Faqe e dytë, është një foto e freskët dhe një fotokopje pasaporte ganeze.
Faqe e tretë shënim i Ilir Metës: Pyet sa e kanë blerë këtë futbollistin këta të Tiranës.
Faqe e katërt, përgjigjia e klubit: Lirë e kena kap, se ishte pa letra në Greqi, kishte ardh me refugjatët.
Faqe e pestë: Informacion mbi sigurinë.
Shënim nga Bariu: “Flas unë me ata të SHIK, na e sjellin një letër më vonë”.
Faqe e gjashtë: “Shefo qeka në ndjekje penale për fallsifikim dokumentash. E paska ky Tan Gjermeni”.
Faqe e shtatë. “Ok po e shpall dosje sekret dhe kur të mbarojë gjyqi, si t’ia lërë emrin gjykata, ashtu e shënojmë dhe në dosje”.
Faqe e tetë: “Ti dërgohet dekreti Ritit dorazi, që t’ia tregojë UEFA-s. Pastaj vazhdoni procedure”.
Faqja e nëntë: “Tit Vasili t’i marrë numrin e ID dhe ta regjistrojë në LSI”.
Faqja e dhjetë: “Rit Halilit t’i kërkohen 2000 vota për LSI-në, ose kostua përkatëse”.
Kjo përmbajtje është dhe arsyeja pse dosja u shpall sekret, pasi ajo nuk mund të bëhet objekt talljesh në publik.
Shteti duhet të jetë serioz.