Pas përfundimit të takimit të Vjosa Osmanit me Lulin, Bilushi i Metës, i cili përgjigjej për protokollin e vizitës së saj, bëri të ditur në konfidencë, disa detaje nga bisedat e Lulit me Vjosën
Luli: Mirëserdhe dhe mirëse u takuam përsëri.
Të pata premtuar qysh kur kam qenë në Kosovë, që një ditë do të bëj presidente.
Vjosa: Po de, po më pate thënë.
Luli: Unë jam njeri që kam gjithnjë një plan.
Dhe për ty kam pas planin tim.
Vjosa. Ani bre, po se besojsha.
Luli: Të pata thënë kur isha në UNMIK, që këtij Hashimit kam me ja bë gjëmën me dosje dhe do ta çoj në Hagë.
Thjesht po prisja kohën që kur të ikte ai, të bëheshe ti presidente.
Vjosa: Po de, tash po i bi ndërmend.
Luli: Duhet të kemi gjithnjë një plan afatgjatë.
Unë kam një vizion timin për gjithë gjërat dhe ja ku mu realizua.
Kështu si ky vizion do më realizohet dhe vizioni për Shqipërinë.
Vjosa: Ani bre, shnosh.
Luli: Unë e ti kemi një fat të përbashkët.
Edhe gjyshja ime ka ik nga Kosova në Shqipëri.
Vjosa: Po a?
Luli: Edhe xhaxhai i nënës tënde ka ardh nga Kosova në Shqipëri, por komunistët e burgosën.
Vjosa: Po de, ma pat thënë nona kaq herë, po se besojsha. Kur ma tha Ilir Meta u çudita.
Luli: Ne pasardhësit e gjyshërve shqiptarë nga Kosova duhet të kemi një vizion të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën. Të ndihmojmë njëri- tjetrin.
Vjosa: Po de. Ky xhaxhai i nënës sime e ka pas gruan nga Skrapari.
Ndaj duhet me përfshi dhe Ilir Metën.
Luli: Patjetër dhe atë. E kemi në krye të vendit.
Vjosa: Ani de. Kështu bën.