Pas deklaratës së Metës, se Edi Rama do ketë përballë 3 milionë Ilirë më 25 prill, Bilushi i Metës tregoi skemën se si do sigurohen kaq shumë Ilirë:
“1-700 mijë Ilirë do na i sigurojë Gimi, se na i ka borxh nga hidrocentrali.
2-300 mijë e ka detyrë t’i gjejë Haxhinasto, se ka qenë ministër rrugësh.
3-200 mijë e ka detyrë t’i gjejë Ylli Manjani, se ka qenë ministër Drejtësie me kohë të pjesshme.
4-400 mijë e ka detyrë t’i gjejë Vangjel Tavo, se ka pas AZHBR-në.
5-200 mijë e ka detyrë t’i gjejë Panariti, se ka qenë ministër Bujqësie, por pa shumë kompetenca.
6-200 mijë Nasipi, meqë nuk ndenji shumë ministër.
7-1 milionë janë detyrë e Monikës me fushatën për mbledhje ndihmash nga bizneset e LSI dhe ish- drejtorët.
Pra, ja ku bën 3 milionë.”
Sqarimi i Bilushit të Metës ngjalli shumë habi tek gazetarët.
-Po ne menduam se do gjejë 3 milionë votues, i tha një prej tyre!
-Po votues janë, i tha Bilushi.
3 milionë është fondi për vota.
Votuesit që blihen me para quhen “Ilirë”.
Kjo, jo në shenjë respekti për Ilir Metën, që ua ka krijuar këtë shans në Shqipëri.
Nuk ka lidhje as me Ilirët që janë paraardhësit tanë historikë.
Ata do t’i dekorojmë pas zgjedhjeve.