Për të gjithë ata që mendojnë se Ilir Meta nuk e mban fjalën e dhënë, Bilushi i Metës shpjegoi sot se si do ta rrëzojë murin e Rilindjes para 25 prillit:
“Të dashur opozitarë.
Presidenti Meta ka detajuar çdo veprim që do të ndërmarrë për çmontimin e murit të Rilindjes deri më 25 prill.
Disa nga masat e marra janë këto.
1-Të skedohen deputetët që votuan ndryshimin e Kodit dhe të kapen një nga një deputetët e opozitës që e votuan.
Secili ka nga unë nga 100 mijë.
2-Do vazhdoj intesivisht takimet me listën e OFL që kam në dispozicion, për t’i garantuar që investimi i tyre tek LSI nuk do shkojë dëm.
3-Lefter Maliqit t’i ngarkohet detyra e Avni Rustemit, dhe pas kësaj do jetë deputet në Berat.
Nëse i ndodh gjë më pas, ne do ta kemi atë ditën e nisjes së revolucionit.
4-Briseida të dorëzojë dekoratën “Bleta Punëtore” që ja ka dhënë Rama dhe të marrë dekoratën “Grenza pickuese” që ja jep Tit Vasili.
5-Monika t’i japë hapësirën e duhur Nora Malajt nëpër TV, që njerëzit të kenë mundësi të përloten.
6-Të shpallen në kërkim gjithë ish- drejtorët e rëndësishëm të LSI që kanë ikur në Perëndim dhe nuk kontribuojnë më.
7-Të mblidhen urgjent fonde që të ridalë gazeta e Fahros, pasi paska 3 vjet që nuk del dhe nuk e kemi kuptuar.
8-Monika të vendosë kandidaturën në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan, me qëllim që të trembë Taulantin, Ramën, Veliajn dhe Ter Kokën.
9-Tit Vasili të fillojë si analist tek Qim Peka, dhe të trajtohet si gjithë të tjerët.
10-Në rast krize të hidhen në treg rezervat e florit të Krabës së 2001, që i patëm fshehur nga frika e Doktorit.”