Pas prezantimit që Rama i bëri projektit të “Sheshit të Flamurit”, ai thumboi Ilir Metën si të lidhur me interesa për të bllokuar ndërtimin e sheshit.
Pas kësaj erdhi reagimi i ashpër nga çuni i Fahriut, i cili e kërcënoi Ramën nëse do guxonte të prekte “Sheshin e Flamurit”.
Atëhere Bilushi i Metës vendosi t’i rekomandojë çunit të Fahriut një aksion të ri opozitar, për të bllokuar ndërtimin e “Sheshit të Flamurit”.
Për këtë i bëri këtë propozim:
“LSI do të vërë në dispozicion 200 vetë çdo natë në “Sheshin e Flamurit”.
Ata do bllokojnë hyrjen në Vlorë me parrullën “Kam dhënë fjalën e burrit, s’preket Sheshi i Flamurit”.
Gjithë portalet pro LSI do hapen me titullin “Rikthehet çuni i Fariut. Tani synon Vlorën për deputet”
Fahriu do nisë urgjent librin “Beteja për Sheshin e Flamurit”, i cili duhet të dalë nga botimi një javë para listës së deputetëve.
LSI e vendos çunin e Fahriut të parin në Vlorë dhe rivalizon ashpër me Bujar Leskajn.
Pas kësaj, ndërtimet që rrezikojnë të prishen duhet të financojnë fushatën elektorale në qarkun e Vlorës.
Në finale “Sheshi i Flamurit” mbetet i paprekur dhe Edi Ramës i thyejmë hundët në qytetin e vet.
Në cep të sheshit afër përmendores së Ismail Qemalit do vendoset një pllakë për çunin e Fahriut”.
Çuni i Fahriut pasi dëgjoi propozimet e Bilushit të Metës e falenderoi pa masë, por tha se para se të marrë vendimin, duhet të konsultohet me demokratët e Unazës.
Procesi i gjetjes së tyre tani është pak i vështirë, se janë prishur ndërtesat dhe nuk dihet ku banojnë.
Më në fund, pasi u konsultua, çuni i Fahriut i tha Bilushit:
“Fola me ata të Unazës. Ata më thanë na ke nga pas, vijmë djegim goma në Vlorë.
Fola dhe me një vlonjat dhe më tha:
-O vëlla, rri rehat se në Vlorë protestë i thonë kur gjuajnë me kallash, se kur ndez goma makinash quhesh lamash.
Do pyes babin ça quhet lamash e të kthej përgjigje”.