Pas përfundimit me sukses të lajmit të prodhuar nga zyra e presidentit kundër zonjës Calavera, e cila monitoron reformën në drejtësi në Shqipëri, Bilushi i Metës bëri të ditur se presidenti do të shpërndajë disa dhurata me rastin e Krishtilindjeve për ekipin që u përfshi në prodhimin e këtij lajmi të rëndësishëm.
1-Agjenti anonim. Merita kryesore i shkon prodhuesit të burimit të besueshëm nga Venecia, të cilin presidenti do ta mbajë anonim, se nuk do t’i hapë telashë në Itali.
Ai do të shpërblehet me 25 mijë euro, aq sa ka marrë dhe për lajmin e ardhjes së kamionëve me lëndë helmuese nga Italia.
2-Kaç Islamit, si njeriu që i dha zemër dhe shpresë ekipit ta prodhojnë lajmin pa pasur frikë nga Europa, se atyre u thyen kafkën.
Presidenti ka vendosur t’i japë si shpërblim për Krishtlindje një paneton, një pako me maska dhe dy shishe verë.
3-Lolita Caslli, për jehonën ndaj lajmit dhe energjitë e saj të paepura në luftë me Edvin Drogën, që nuk la një gram drogë për opozitën, por e mban të gjithë për vete.
Dy panetonë meqë ka dy fëmijë dhe një Coca Cola.
4-Qim Pekën, për seriozitetin dhe solemnitetin me të cilin publikoi lajmin dhe demaskoi Brukselin.
Një palë çorape të shkurtra dhe atlete të sheshta me drita.
5-Andi Bejten për durimin që ka treguar kur ka parë lajmin në zeni.net, duke mos reaguar kundër. Një shishe Gaja.
6-Tit Vasilin, për gatishmërinë që ka treguar të shkojë më tej se Doktori, duke lënë të kuptohet se kjo Calavera mund të jetë dhe dashnorja e Edi Ramës dhe marrin drogë të dy. Për Krishtlindje dy pako fara luledielli.
Të gjitha këto shpërblime do t’u dërgohen përfituesve në shtëpi. Asnjë të mos lëvizë.