Bilushi i Metës ka bërë sot një kërkesë të pazakontë.
Ai i ka kërkuar presidentit që nga ora 08:00, deri në orën 16:00, të jetë në dispozicion të tij për të sulmuar gazetarët.
Pastaj nga ora 16:00 deri në 24:00, të jetë gazetar që të mbrohet nga sulmet ndaj tij.
Presidenti, pasi ka shqyrtuar kërkesën e Bilushit, i ka kthyer këtë përgjigje zyrtare:
“Lidhur me kërkesën tuaj për të punuar me dy turne, me qëllim që të forcohet puna dhe efiçenca si zëdhënës shtypi jam dakord, por më parë duhet të shikojmë disa modalitete.
Së pari, gazetarët që punojnë për mua marrin pagesë shtesë.
Duhet të shikojmë nëse lejohet që të marrësh pagesë veç kësaj pagës së Presidencës, apo ta pagujmë në cash.
Nëse nuk bën asnjëra, duhet të rregjistrohesh në një nga redaksitë tona dhe t’i shtojmë asaj buxhetin.
Së dyti, duhet të ngrejmë një shoqatë gazetarësh që të sulmojë mediat, që sulmojnë zëdhënësin e presidentit.
Kjo ka shumë rëndësi për demokracinë.
Shoqatat e gazetarëve nuk duhet të mbrojnë vetëm gazetarët.
Ato duhet të mbrojnë dhe institucionin e presidentit, pasi zëdhënësi është pasuri kombëtare dhe duhet të trajtohet me ligj të veçantë.
Së treti, duhet të mobilizojmë shtypin të tregojë raste që presidenti ka bërë dhe ndere pa lekë, duke dhënë shtetësi.
Ja p.sh Kel Demi dha një shembull pozitiv. Dhe ajo vajza kosovare që ju ankua Monikës duhet respektuar, pasi tregoi se ka raste që ne zbatojmë dhe ligjin.
Kjo i bën shumë të diskutueshme akuzat ndaj meje.
Së katërti, duhet të dalë në shtyp fakti se vërtet i kam dhënë shtetësi dikujt që ka vrarë një familje të tërë, por duhet theksuar se ata ishin spiunë të Serbisë në Kosovë dhe ai e ka bërë këtë akt patriotic, mbështetur tek atdhedashuria.
Dhe dihet që presidenti të parën ka atdhedashurinë.
Së pesti, duhet të mobilizojmë dhe shoqatën e gazetarëve sportivë të protestojë dhe ajo, pse i bien më qafë atij lojtarit të Tiranës.
Të gjitha këto detyra i ke në turnin e dytë.
Në varësi të efiçencës, do kesh dhe shpërblimin.
Ilir Meta D.V.”