Sali Berisha shprehet se negociatat do të hapen në pranverë por sipas tij me metodologjinë e re Shqipëria nuk anëtarësohet në BE për të paktën 25 vite, madje rrezikon të mos e përmbushë fare këtë aspiratë.
Këto janë broçkulla që hedh plaku i Fb duke menduar se po flet para turmave idiote dhe jo para qytetarëve që dinë shumë herë më shumë se marraku digjital. Ligji i ri i zgjerimin përfshinë të gjithë vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor Turqinë dhe Kosovën që është akoma larg negocimit dhe nuk është ndryshuar për Shqipërinë dhe MV pra nuk ka lidhje me hapjen e negociatave por me hapat për antarësim.
Ja si mashtron plaku Sali publikisht:
“Ursula von der Leyen tha të gjithë të vërtetën e Brukselit për Shqipërinë. I tha Ramës se do të bëjmë transparencë, që indirekt do të thotë që vidhni dhe nuk mund t’ju besojmë.Tha një të vërtetë. Së dyti lidhur me negociatat, Edi Rama i dha Shqipërisë goditjen më të rëndë që ka marrë një vend ish-komunist në 30 vitet e fuindit. Pasi bllokoi hapjen e negociatave katër vite me radhë Shqipëria po hap negociatat me një rrugë krejt të re dhe një procedurë krejt të re, një procedurë absolutisht për shkak të Shqipërisë.
Një procedurë e cila jo vetëm e shtyn me 20-25 vite por më shumë se 50% ka mundësinë e kalimit në partneritet mosintegrimin ndonjëherë të Shqipërisë si vend anëtar. E thotë klauzola e cila i jep të drejtë një vendi të vetëm ta bllokojë, i jep të drejtë ta rikthejë nga e para dhe i jep të drejtë ti thotë dil jashtë fare. Nuk ka më mashtrime me raporte .Macron determinoi në këtë çështje, arriti atë që deshi dhe nuk e pat të pabazë dhe nuk ishte vetëm. Bindi 15 shtete dhe arriti objektivin e tij. Procedurë e re për negociatat. Negociatat do të hapen por me procedurë të re. Rikthimin, pezullimin dhe përjashtimin i kanë dhe 9 kushtet e Bundestagut”