Teksa Sali Berisha vijon sulmin ndaj drejtorit të përgjithshëm të Top Channol Ben Blushi, sot duket se padashur ka prekur edhe pronarin e TV Klan Aleksander Frangaj.
Pallati ku akuzohet Blushi, Aleksandër Frangaj ka 10 % të aksioneve.
Sipas dokumentacionit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, administrator i kompanisë ndërtuese “AN-NIK”, Andon Dhima, i ka shitur në prill të vitit 2009, 10 % të pallatit, Aleksandër Frangajt, pronari i TV Klan, me vlerë 10 mijë lekë të reja.
Burime për gazetën Shqip, bëjnë me dije se Frangaj është futur si aksioner pasi i ka dalë garant ndërtuesit se nuk “do ta shqetësojnë”.
Ishte fillimi i vitit 2009 kur pallati ishte drejt përfundimit. Në atë kohë Berisha kishte krahun e tij të djathtë Frangajn, të cilit i kish dhënë miliona euro reklama me fondet e shtetit.
Nga ana tjetër Frangaj, herë vinte gjoba ndaj biznesit dhe herë dilte si garantor i pushtetit.
Në rastin e pallatit të ndërtuar nga firma AN-NIK, Frangaj ka dalë si garantor, se nuk do ta prekte askush nga institucionet e kontrollit të ndërtimit. Për këtë shërbim, Sandri i TV Klan përfiton 10 % të pallatit.
E konvertuar më sipërfaqe ndërtimi, burime të gazetës Shqip bëjnë me dije se Frangaj ka përfituar rreth 800 m2. Pra, e thënë ndryshe Berisha dhe Frangaj, i kanë vënë gjobë biznesit, përgjatë kohës që ata ishin në pushtet.
Tani lind pyetja, përse këto portale dhe Berisha nuk e përfshinë Aleksandër Frangajn si sekser të ndërtimit të këtij pallati?