Masat dhe strategjia që po ndjek kryeministri Rama kanë përplasur dy analistët, Neritan Sejami dhe Baton Haxhiu
Sejamini tha se Rama nuk ka një plan ekonomik të qartë dhe po gabon me masat e marra.
“Unë e ndoqa intervistën për rreth një orë. Kryeministri flet shumë por nuk thotë asgjë. Paketa e turizmit është shumë e vonuar. Kryeministri nuk po merr masa. Duhet një paketë e madhe në ekonomi. Rama thotë se shteti është në hall, por në të vërtetë shteti nuk është në hall sepse detyra e shtetit është të shërbejë. Në hall është qytetari ” tha Sejamini.
Ndërkohë e kundërshtoi Baton Haxhiu. Haxhiu tha se dy fatkeqësitë e ndodhura e kanë rritur popullaritetin e Ramës.
“Menaxhimi i krizave, ajo e tërmetit dhe kjo e koronavirusit i ka dhënë Ramës një popullaritet të madh. Opozita është e dobët. Kjo do të sjellë probleme të konsiderueshme në demokracinë shqiptare” tha Baton Haxhiu në Open.